Vullkani Etna ka regjistruar së fundi një shpërthim të fortë në pjesën juglindore, duke ngritur një re të madhe hiri, ndërsa llava është shpërndarë drejt jugut. Nga e njëjta “gojë” ka dalë një sasi e madhe llave, duke u dhënë jetë fenomeneve shqetësuese: burime llave, një re gjigante hiri sipër malit dhe një shi thërrmijash vullkanike që kanë arritur deri në Katanja. Reja e madhe e tymit mund të shihet qartë nga më shumë se 100 kilometra larg.
Instituti kombëtar i gjeofizikës dhe vullkanologjisë ka raportuar për shpërthimin e llavës përgjatë pjesës perëndimore të Vale del Bove, duke arritur kuota në rreth 2000 metra mbi nivelin e detit.
Aeroporti Ndërkombëtar i Katanjas ka pezulluar aktivitetin për shkak të pamjes së paqartë të krijuar nga shpërndarja e hirit të llavës në ajër. Një situatë që nuk jep garanci për sigurinë e fluturimeve.
Sipas specialistëve të fushës, që të hënën vullkani ishte nën kontroll, sepse kishte filluar ta intensifikonte aktivitetin shpërthyes. Shpërthimi, edhe pse ka kapur kuota të larta, nuk ka dëmtuar shtëpi dhe persona. Sipas ekspertëve, ka disa lëvizje sipërfaqësore në “gojën” e kraterit”, që teknikët po i vlerësojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.