Bota

Gjykata ndalon orën policore në Holandë: Shkel të drejtat e njeriut

Një gjykatë në Hagë vendosi të martën që ora policore e vendosur nga qeveria në Holandë për të ndaluar përhapjen e Covid-19 duhet të hiqet pasi shkel të drejtën e lirisë së lëvizjes.

“Ora policore duhet të hiqet menjëherë,” tha gjykata në një deklaratë, duke shtuar se qeveria abuzoi me kompetencat e saj të gjendjes së emergjencës. Ajo është një shkelje e gjerë e së drejtës për lirinë e lëvizjes dhe privatësisë dhe kufizon, ndër të tjera, të drejtën për lirinë e tubimit dhe demonstrimit,” tha gjykata në një deklaratë të postuar në mediat sociale.

Vendimi erdhi pas protestave kundër futjes së shtetrrethimit i cili është në fuqi nga ora 21:00 deri në 4:3o.

“Ne luftojmë për ruajtjen e një shteti kushtetues demokratik në të cilin fëmijët tanë ende kanë mundësinë të jetojnë një jetë me besimet dhe mendimet e tyre,” thotë grupi i protestuesve në faqen e tyre të internetit. Kjo është gjendja e parë e emergjencës që nga Lufta e Dytë Botërore dhe provokoi protesta masive.

Ligji i posaçëm në të cilin qeveria u mbështet për të vendosur ndalimin e lëvizjer ka për qëllim “rrethana shumë urgjente dhe të jashtëzakonshme”, tha gjykata të martën.

“Ky akt i ofron kabinetit opsionin e vendosjes së një shtetrrethimi në rrethana shumë urgjente dhe të jashtëzakonshme, pa pasur nevojë më parë të kalojë nëpër një proces legjislativ, duke përfshirë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve paraprakisht,” tha gjykata.

Por sipas gjykatës,  “futja e shtetrrethimit nuk u mor në rrethana urgjente” duke abuzuar kështu me ligjin e emergjencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë