Pesëdhjetë e dy çifte në Tajlandë u martuan të dielën në një ceremoni martese vjetore të Ditës së Shën Valentinit në një kopsht botanik në një provincë në lindje të Bangkokut.
E veçanta e ceremonisë është se në vend të altarit, çiftet dhe prifti qëndrojnë sipër elefantëve.
“Unë kam planifikuar për një kohë të gjatë që nëse do të bëja ndonjëherë celebrim, duhet të jetë diçka e veçantë”, tha dhëndri Patiphat Panthanon, 26 vjeç, i ulur pranë nuses së tij 23 vjeçare.
Dasma me elefant është një ceremoni që bëhet çdo vit dhe zakonisht martohen 100 çifte por këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, ishin më pak.\Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.