Një flutur është dashuruar aq shumë me tenisten Naomi Osaka, sa që nuk i është ndarë asaj thuajse gjëtë gjithë ndeshjes me tunizianen Ons Jauber në “Australian Open”. Japonezja fitoi pa shumë vështirësi, 6-3 dhe 6-2, duke e mbyllur ndeshjen në 78 minuta.
Por skenën në këtë ndeshje e mori flutura e bukur, që shpesh është fokusuar nga kamera edhe në fytyrën e Osakës, pa e penguar në lojë. Naomi Osaka, aziatikja e parë që ka kryesuar renditjen botërore të tenisit të femrave, është një nga pretendentet për të fituar turnen në Australi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.