Secili vend në botë ka pikëpamjet e veta dhe kjo tregohet qartë në fotot e ditës të përzgjedhura nga Reuters. Një anëtar i Gardës Kombëtare Meksikane shikon migranët që kalojnë në El Paso për të kërkuar azil. Nga ana tjetër senatorja amerikane Joni Ernst duket shumë e qetë duke pritur metronë dhe duke mbajtur një qese kokoshkash në duar.
Ndërkaq në një pjesë tjetër të botës, Bui Van Cuong mban një maskë gazi ndërsa zien krap të zi në vazo argjile me dru, për t’i shërbyer më pas si një pjatë tradicionale vietnameze për festimet e Vitit të Ri Hënor në provincën Ha Nam, Vietnam. Ndërsa, në Brazil tregohet kurajoja e një 16-vjeçare e cila ka anashkaluar gjendjen gjenetike të saj që e ka lënë pa krahë dhe performon në dytë e publikut.
Burimi: Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.