Sociale

Presidenti Meta feston 101 vjetorin e Tiranës: Ta mbrojmë kryeqytetin

Presidenti Ilir Meta u takua me drejtues dhe anëtarë të shoqatave “Tirana”, “Bashkësia Dibrane”, “Tirona Intelectum” si përfaqësues të familjeve autoktone tiranase dhe festuan 101-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet.
Në ambientet e presidencësu mbajt një veprimtari kulturore-historike  e titulluar “101-vjetori i Tiranës kryeqytet”. Gjithashtu u promovuan librat “Shqipëria politike” e “Atdhetarët Shtaku”, dhe u zhvillua ekspozita me piktura të dy mjeshtreve tiranas të penelit, Sadik dhe Buron Kaceli.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti tha se shembja dhe shkatërrimi i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike, është një gjenocid kulturor i papranueshëm për identitetin e Tiranës. Meta tha gjithashtu  se do të qëndrojë gjithmonë në krahun e qytetarëve tiranas.
“11 Shkurti i vitit 1920 është një ditë e veçantë për të gjithë ne, është një ditë e shënuar për qytetarët e Tiranës, të Shqipërisë dhe mbarë kombit tonë!Ndaj në këtë atmosferë feste, pavarësisht nga situata e pazakontë për shkak të pandemisë, dua t’i uroj të gjithë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë vendit: Gëzuar 101-vjetorin e shpalljes së Tiranës, kryeqendra e shqiptarëve! Ta ruajmë dhe ta mbrojmë Tiranën, që të mbetet jo vetëm kryeqyteti ynë, por edhe krenaria jonë dhe për këtë dua të falënderoj shoqatat tuaj dhe gjithë komunitetin, për përpjekjet që ka bërë deri tani, por sidomos për ato që do të bëjmë të gjithë së bashku në të ardhmen!,” shtoi më tej Presidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë