Bota

Merkel: Rrezik nga një valë e tretë, ndihmë ekonomike prej 1.5 miliardë euro në mbarë botën

Në një mbledhje të federatës dhe landeve gjermane në takimin e ri të nivelit të lartë mbi masat ndaj koronavirusit vendosën të shtyjnë deri më 7 mars masat kufizuese dhe kancelarja Merkel e cilësoi rrezikun nga mutacionet e koronavirusit deri në mes të marsit. Sipas saj, në këtë fazë do të kuptohet, nëse koronaviruset që kanë pësuar mutacion do të dominojnë
Ndër të tjera në mbledhje u përcaktua se qeveria gjermane do të ndihmojë me 1,5 miliardë Euro në mbarë botën për luftimin e koronavirusit. Sipas një zëdhënëse në Berlin, këto ndihma janë pjesë e një pakete ndërkombëtare ndihme.Të mërkurën Bundestagu deklaroi se Gjermania merr pjesë në programin ACT-Accelerator (Access to COVID-19 Tools), që përfshin përpjekjet ndërkombëtare në luftën kundër pandemisë. Një komponent i rëndësishëm është në të sigurimi dhe shpërndarja e vaksinave në vendet, që janë të prekura nga varfëria ekstreme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë