Media Galeri

Njeriu më i vjetër i mbijeton Covid pak para 117 vjetorit

Një murgeshë franceze që është personi më i vjetër në Europë i ka mbijetuar Covid-19, vetëm disa ditë para 117 vjetorit të lindjes.

Lucile Randon, i cili mori emrin e Motër Andre në 1944, doli pozitive me koronavirus në 16 Janar por nuk kishte asnjë simptomë.

Ajo tha se “as nuk e kuptova që e kisha”.

Ajo u izolua në shtëpinë e të moshuarve në Toulon, në jug të Francës, por tani konsiderohet e rikuperuar plotësisht.

Motra Andre, e cila është e verbër dhe përdor karrocë, tani është duke pritur të festojë ditëlindjen e saj të enjten.

“Ajo ka qenë shumë me fat” tha David Tavella, zëdhënësi i shtëpisë të Sainte Catherine Labouré.

Ai tha se ajo nuk më pyeti për shëndetin e saj, por për zakonet e saj. Për shembull, ajo donte të dinte nëse oraret e vakteve ose gjumit do të ndryshonin.

“Ajo nuk kishte frikë nga sëmundja. Nga ana tjetër, ajo ishte shumë e shqetësuar për banorët e tjerë.”

Motra Andre lindi në 11 Shkurt 1904. Përveçse është personi më i vjetër i Europës, ajo është gjithashtu personi i dytë më i vjetër në botë, sipas Listës Botërore të Gerontology Research Group (GRG).\BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë