Kanadaja do të marrë një pjesë të konsiderueshme të vaksinave gjatë muajve të ardhshëm përmes COVAX, një platforme E krijuar për furnizimin me vaksina të vendeve të varfra, pavarësisht se ka marrë dozat më të mëdha për person në botë përmes marrëveshjeve të drejtpërdrejta me kompani farmaceutike.
Kili dhe Zelanda e Re, të cilat gjithashtu kanë bërë marrëveshje me Pfizer dhe Moderna po ashtu do të marrin gjithashtu vaksina mbi mesataren e dozave, sipas një plani shpërndarjeje të publikuar nga Covax të mërkurën.
Kjo nisme e Organizatës Botërore të Shëndetësi synon t’u shpërndarë rreth 330 milion doza të vaksinave nga AstraZeneca dhe Pfizer / BioNTech plot 145 vendeve deri në qershor, për të mbuluar një mesatare prej 3.3 % e popullsisë së secilit vend.
Por Kanada vendosi do të marrë 1,903,200 doza të vaksinës AstraZeneca përmes Covax, që përfaqëson rreth 5% të popullsisë së saj . Ajo gjithashtu ka udhëhequr botën në marrëveshje të drejtpërdrejta me kompani farmaceutike, duke marrë afërsisht 9.6 doza për person.
Marrja e furnizimeve nga Covax nga vendet e pasura, që në në të njëjtën kohë kanë nënshkrur marrëveshjeve private e bëjnë shumë të vështirë shpërndarjen e dozave në mënyrë të barabartë.
Disa nga dozat e vaksinave që Kanada ka rezervuar në marrëveshje private vijnë nga kandidatë që janë ende në zhvillim e sipër dhe mund të mos aprovohen. Por duke marrë parasysh vetëm ato që janë aprovuar, Kanada ka ende rezerva të mjaftueshme për të vaksinuar popullsinë e saj të paktën katër herë.
Kili dhe Zelanda e Re, të cilët gjithashtu kanë bërë marrëveshje të gjera me kompanitë, gjithashtu të dy ishin planifikuar të merrnin vaksina të mjaftueshme përmes Covax gjatë muajve të ardhshëm për të mbuluar më shumë se 5% të popullsisë.
Ndërkohë, shumë nga vendet që u janë caktuar dozat e vaksinave Covid-19 në listën e së mërkurës nuk kanë bërë marrëveshje direkte me asnjë kompani farmaceutike dhe nuk kanë asnjë burim tjetër vaksinimesh përveç Covax.
Të Mërkurën, shefi ekzekutiv i Gavi, një nga organizatat që po ndihmon për të administruar Covax, u pyet nëse ishte e dobishme që shumë vende të pasura të vendosnin të mos merrnin vaksina nga grupi i parë që do të shpërndahej. “Sigurisht që ndihmon”, tha Seth Berkley. “Kjo do të thotë se ka më shumë doza në dispozicion për të tjerat.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.