Ekonomi

Rezerva valutore u rrit me 17.3% gjatë vitit 2020

Banka e Shqipërisë ka treguar se rezerva valutore e vendit është rritur me 17.3% duke e mbyllur vitin 2020 me 3.94 miliardë euro.

Mjetet më likuide ishin monedha dhe depozita të cilat arritën në vlerën 1.62 miliardë euro me një rritje prej 30% krahasuar me një vit më parë.

Mjeti me rritjen më të lartë ishte e drejta për të tërhequr fonde nga FMN-ja me vlerën e 198 milionë eurove lidhur me marrëveshjen e Fondit dhe qeverinë shqiptare për financimin e shpejtë.

Bazuar në të dhënat për tregtinë e jashtme për vitin 2020, vlera e importeve është 410 milionë euro.

Banka e përcakton rezervën valutore si të mjaftueshme lidhur me borxhin e jashtëm afatshkurtër. Rezerva duhet të mbulojë borxhin e jashtëm afatshkurtër 100% që të konsiderohet i tillë. Ky borxh është në masën 540 milionë euro dhe mbulohet rreth 7.3 herë nga rezerva.

Rezerva valutore vlerësohet nga BSH-ja si instrument shumë i rëndësishëm për stabilitetin ekonomik të vendit tonë. Marsi i kaluar e zhvlerësoi lekun me 7% për dy javë dhe Banka shiti mbi 20 milionë euro për pak ditë për stabilizimin e kursit të këmbimit.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë