Një pronare e një restoranti në Bruksel thotë se i mungojnë aq shumë klientët që kur restoranti i saj u detyrua të mbyllej tetorin e kaluar për shkak të pandemisë, sa i ka zëvendësuar ato me manekinë.
Therese Mahieu filloi t’u shërbejë gota verë të kuqe manekinëve me paruke, kapele dhe shalle, të ulur në bar.
Ajo përveç mungesës së klientëve, këtë ide e ka përdorur dhe si një mënyrë për të protestuar kundër masave të marra për frenimin e përhapjes së virusit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.