Media Galeri

Vdes Tom Moore, veterani që frymëzoi botën

Tom Moore, veterani i luftës i cili do të mbahet mend për veprën e tij të bamirësisë gjatë pandemisë, ka ndërruar jetë në moshën 100 vjecare.

Ai mblodhi pothuajse 33 milion paund të cilat i dhuroi për luftën kundër virusit duke bërë 100 xhiro në kopshtit të tij. Një veprim që “u duartrokit” në të gjithë botën.

Për ironi të fatit, ai u infektua me covid javën e kaluar dhe ditën e martë ka ndërruar jetë.

Kapiteni Sir Tom Moore ishte një hero në kuptimin më të vërtetë të fjalës. Ai u bë jo vetëm një frymëzim kombëtar, por një dritë shprese për botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë