Bota

Renzi synon të largojë ministrin e financave si “hakmarrje” ndaj Conte-s.

Ish-kryeministri italian Mateo Renzi po mundohet të zëvendësojë ministrin e financave Roberto Gualtieri me qëllimin e prishjes së një koalicioni të ri të kryeministrit Conte.
Një muaj më parë Renzi veproi në të njëjtën mënyrë ku e detyroi Conten të tërhiqej sepse nuk kishte mazhorancë në Senat.
Renzi dhe Conte kanë patur gjithmonë një marrëdhënie antipatike gjë që la shtetin italian pa një qeveri të mirëfilltë midis një pandemie.
Ministri Gualtieri është i lidhur ngushtë me BE-në dhe investitorët. Largimi i tij do të krijonte një situatë shqetësuese për vendin.
Renzi ka sugjeruar disa mënyra të dobishme për të përdorur fondin ekonomik të marrë nga BE. Ai po mundohet të bëjë partinë e tij pjesë të cilësdo qeveri, duke zëvendësuar Gualtierin dhe ministrat e tjerë, tregon një person në dijeni të situates.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë