Motosport

MotoGP, ndryshon kalendari 2021

Kur duhen edhe dy muaj që të nisë sezoni 2021 në Moto GP, vijnë ndryshimet e para në kalendarin e garave. Këto si pasojë e pandemisë Covid-19, që kanë detyruar drejtuesit e Dorna të modifikojnë kalendarin.

Botërori do të nisë si gjithnjë në pistën e Losail të Katarit, por në këtë pistë do të zhvillohen dy gara radhazi më 29 mars dhe 4 prill. Më pas sezoni do të transferohet në Evropë, ku gara e tretë do të zhvillohet në Portugali në pistën e Portimaos. Në kontinentin evropian garat do të jenë radhazi deri në tetor, e fundit në San Marino dhe më pas do të udhëtohet nëpër botë. Garat e Argjentinës dhe Amerikës, të programuara për në pranverë, janë shtyrë për në fund të sezonit, por ende nuk ka një datë të saktë për to.

Gjithçka do të varet nga kurba e pandemisë dhe nuk është çudi që sërish të ketë ndryshime në kalendar, madje ndonjë garë edhe mundet të anulohet. Në Azi për momentin nuk është asnjë garë në program, pasi ashtu si sezonin e kaluar, nëse do të ketë tifozë të pranishëm, humbjet janë shumë të mëdha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë