Banka Qendrore Europiane është shprehur se është gati të përdorë çdo instrument të nevojshëm për të stimuluar inflacionin dhe po ‘’mban një sy mbyllur’’ mbi vlerësimin e euros.
‘Po monitorojmë cdo ndryshim në kursin e këmbimit, sidomos lidhur me inflacionin,’’ tha anëtari i këshillit të BQE, Ollie Rehn.
Ai shtoi se edhe pjesëtarë të tjerët të këshillit po sugjerojnë për të hequr plotësisht nivelet e interesit.
Rehn shprehet se inflacioni është ‘’shumë i ulët në mendimin tim, por më e rëndësishmja më e ulët se sa duhet.’’
Momentalisht inflacioni i euros në zonën e përdorimit të saj është -0.3 kur Banka synon të jetë 2%. Cfarë ndodhi me kursin e këmbimit vitin e kaluar, ndikoi në rënien e çmimeve dhe uli kostot e importit.
Anëtari i këshillit të BQE-së shtoi se vetë Banka duhet të ketë një qëllim të qartë për nivelin e inflacionit pasi ka disa vite që po stimulohet nga triliona euro në qarkullim dhe me ‘’kokëfortësi’’ ka vazhduar të qëndrojë në nivel të ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.