Gjermania dhe Shqipëria nënshkruan 3 marrëveshje, të cilat parashikojnë investime nga Banka Gjermane për Zhvillim në shumën e 124.9 milionë eurove.
Sipas Ambasadës Gjermane në Tiranë, kjo mbështetje do të vijë në formën e kredive të buta ka për qëllim administrimin e mbetjeve sipas standardave të BE-së, rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës dhe mbështetjen e zhvillimit rajonal në zonën e bregdetit në jug dhe zonën Korcë, Pogradec.
Marrëveshja e parë ka të bëjë investime në Hidrocentralin e Fierzës për të përmirësuar prodhimin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare të Korporatës Elektro-Energjetike të Shqipërisë (KESH), rezervuari i Hidrocentralit të Fierzës – kryesori në Shqipëri – ka një kapacitet prej 2,7 miliardë metrash kub ujë. Kur ka reshje të dendura, niveli i Liqenit të Fierzës rritet në mënyrë të rrezikshme.
Marrëveshja e dytë ka të bëjë me investimeve që synojnë rritjen dhe zhvillimet turistike për t’i dhënë hov ekonomisë në zonat me potencial turistik në Bashkitë e Himarës, Korcës, Pogracedit dhe në atë të Pustecit.
Marrëveshja e tretë përfshin investime në menaxhimin e mbetjeve të ngurta sipas normativave të BE-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.