Sociale

Shehu: Pfizer të verifikojë vaksinat e mbërritura

Pas infektimit me Covid-19 të doktorit infeksionist Pëllumb Pipero, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës Pfizer, ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu thotë se, ministria e Shëndetësisë duhet të kërkojë nga Kompania Pfizer të verifikojë gjendjen bioaktive të atyre dozave vaksinash të arritura në Shqipëri.

“Kjo nevojë nuk lind vetëm nga infektimi Covid i kolegut mbas 16 ditë të marrjes së dozës së parë (të cilit i uroj shërim të shpejtë e të plotë), që e bën kategorike këtë, por dhe nga gjithë ajo ‘Odise’ e mbuluar me mister dhe parregullsi ligjore”, thotë Shehu.

Po pse Tritan Shehu me profesion mjek e ngre një dyshim të tillë?

 “-Asnjë medikament, aq më shumë një vaksinë si kjo që kërkon kushte shumë speciale ruajtje, transporti e aplikimi nuk mund të futet e të përdoret pa Certifikatën e Origjinës së mallit nga Kompania Farmaceutike që e dërgon e dokumentet e tjera të domosdoshme sipas ligjit.

-Termi i përdorur në doganë ‘dorazi’ është anti ligjor, dhe të bën të mendosh për ‘kontrabandë’.

-Agjencia e Kontrollit të Barnave, që tregoi se realisht nuk egziston, duhej të kishte një dosje të plotë mbi të cilën të dilte Urdhri i Importit nga Titullari i Ministrisë, si medikament i pa regjistruar

-Dhe për këtë dokumentacion nuk ka asnjë ‘konfidencialitet’, ka vetëm detyrim ligjor për transparencë deri në publikim On line;

-Unë kam ngritur alarmin e shkeljes së rregullave me elementare të “Sigurisë medikamentoze” e “farmako vigjilencës”, rregulla që duhen respektuar me fanatizëm, ndryshe së paku vihet në dyshim siguria e efekshmëria e medikamentit…”, thotë Shehu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë