Ne rrjet

Tensione për vaksinat/ BE: Asnjë dozë e Pfizer nuk do të dalë jashtë unionit

Bashkimi Europian ka kërcënuar sot se do të bllokojë eksportet e vaksinave të koronavirusit në vendet jashtë bllokut siç është Britania, pasi kompania farmaceutike AstraZeneca nuk arriti të shpjegonte mungesën e  madhe të dozave të premtuara për vendet anëtare.

Kompania britanike e informoi Komisionin Europian të premten se do të kishte mangësi të konsiderueshme në procesin e prodhimit dhe se sasia e vaksinave që do të dërgonte në BE kishte do të ishte e një e treta e asaj që ishte planifikuar.

BE pret të marrë 100 milion doza të vaskinës së AstraZenercës në tremujorin e parë të këtij viti., por kompania tha se blloku do të marrë vetëm 40 milion doza, pavarësisht kontratës.

Sipas gazetave britanike “The Guardian” dhe “Daily Mail”, Komisioni po shqyrton bllokimin e dërgimit të vaksinave Pfizer, të prodhuara në Belgjikë, në Mbretërinë e Bashkuar, mes dyshimeve se dozat e BE-së po i jepen vendeve të tjera dhe se kompania ka në fakt aftësi të mëdha prodhuese.

Komisioni Europian tashmë ka informuar kompanitë e vaksinave në tokën europiane se nuk do të lejojë eksportin e vaksinave në vendet e treta jashtë BE. Nuk dihet nëse ky vendim do të përfshirë edhe Ballkanin, ku Serbia dhe Shqipëria janë në pritje të dozave.

Përgjigja e Komisionit Evropian ndaj njoftimit të AstraZeneca për vonesat e vaksinave, përforcohet nga fakti se BE i ka dhënë 336 milion euro kompanisë britaniko-suedeze për të siguruar që AstraZeneca të rrisë kapacitetet e prodhimit.

Komisioni Evropian mund të padisë kompaninë, por kjo do kohë dhe nuk do të zgjidhë menjëherë çështjen e mungesës së vaksinave. Për rajonin vonesa do të thotë se “në javët në vijim” nuk do të marrë vaksina as nga COVAX as nga Mekanizmi i ri europian për shpërndarjen e vaksinave.

Në një telefonatë të tensionuar me shefin ekzekutiv të AstraZeneca, Pascal Soriot, të hënën, presidentja e komisionit evropian, Ursula von der Leyen, tha se kompania duhet të respektojë detyrimet e saj kontraktuale. EMA pritet të autorizojë vaksinën deri në fund të kësaj jave.

Zëdhënësi i Von der Leyen tha: “Ajo e bëri të qartë se ajo pret që AstraZeneca të përmbushë marrëveshjet kontraktuale të parashikuara në marrëveshjen e blerjes”.

Uursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian

“Ajo i kujtoi Soriot se BE ka investuar shuma të konsiderueshme në kompani pikërisht për të siguruar që prodhimi të rritet para se autorizimi për vaksinën të jepet nga Agjencia Europiane e Barnave.

“Ne presim që kompania të gjejë zgjidhje dhe të shfrytëzojë të gjitha fleksibilitetet e mundshme për të ofruar shpejt dozat e premtuara”. Komisioneri i shëndetit i BE, Stella Kyriakides, bëri një deklaratë në televizion për të shprehur zhgënjimin e saj në sjelljen e kompanisë, duke paralajmëruar që përgjigjet e dhëna deri më tani nuk kishin qenë të mjaftushme.

Vonesat kanë ngritur presion mbi Komisionin, i cili kritikohet për programin e ngadaltë të vaksinimit në krahasim me Britaninë dhe SHBA-në. Britania ka shpërndarë më shumë se 10 doza për 100 banorë, por sipas të dhënave të mbledhura, BE ka shpërndarë pak më pak se dy doza për 100 banorë.

Kyriakides tha se Brukseli tani do të insistojë të njoftohet për çdo eksport të vaksinave nga vendet e BE, duke përfshirë edhe ato të prodhuara në laboratorët evropianë të Pfizer.

Kyriakides tha se BE donte të “dinte saktësisht cilat doza janë prodhuar nga AstraZeneca deri më tani. Dhe nëse, ose kujt i janë dorëzuar ”.

“Këto pyetje u diskutuan gjithashtu sot në bordin e përbashkët drejtues të komisionit dhe 27 vendeve anëtare me AstraZeneca,” tha ajo. “Përgjigjet e kompanisë nuk kanë qenë të mjaftueshme, duke e detyruar BE-në të marrë një qëndrim të fortë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë