Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është i pari që ka vendosur zyrtarisht të mbajë provimet e sezonit online, pavarësisht se studentët kanë kërkuar të kundërtën.
Ky vendim vjen në një kohë që studentët kanë kërkuar me ngulm rikthimin në auditorë, madje kanë dorëzuar edhe një peticion në Ministrinë e Arsimit. Po ashtu studentët u takuan edhe me Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, dhe deklaruan se kanë kërkuar rikthimin në auditorë, të paktën për provime dhe praktika mësimore.
“Takimi shkoi mirë, i thamë që kërkojmë mësimin nëpër auditorë, për seminare për praktika dhe laboratorë. Kërkesat janë dorëzuar që ditën e hënë, dhe siç na është thënë dhe që në fillim brenda 10 ditësh presim një përgjigje. Sot është dita e katërt, kështu që brenda javës tjetër do të kemi një përgjigje zyrtare”,- u shprehën studentët.
Pavarësisht shqetësimit të studentëve, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka vendosur që provimet të bëhen online.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.