Sociale

9 të vdekur, 538 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 9 pacientë të prekur nga Covid-19: Tre qytetarë nga Tirana, dy qytetarë nga Durrësi, dy qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 29-84 vjeç.
Gjithashtu, janë kryer 1918 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë dhe rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 208 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Lushnje, 28 raste në Vlorë, 27 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Shkodër, 19 raste Mirditw, 11 raste në Kamëz dhe Gramsh, 10 raste në Kurbin, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, Divjakë, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Kavajë, Mat, Gjirokastër, Sarandë, 5 raste në Has, Delvinë, Dibër, Peqin, 4 raste në Tepelenë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Krujë, Pukë, Rrogozhinë, Malësi e Mdhe, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Kukës, Librazhd, Përmet, Skrapar.
“Në 24 orët e fundit janë shëruar 401 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,291 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar,” shpjegohet në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15968
Fier 2007
Durrës 1481
Shkodër 1359
Elbasan 1147
Vlorë 1057
Lezhë 967
Korçë 916
Berat 852
Gjirokastër 537
Dibër 502
Kukës 404


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë