Duke i dhënë termit “me zemër të gurtë” një kuptim krejt të ri, disa artistë anembanë globit po shtojnë emocione në skulpturat e tyre, aq sa puna e tyre po njihet në të gjithë botën. Duke dhënë mesazhe të fuqishme pa shqiptuar asnjë fjalë, këto gurë, mermer dhe skulptura janë të heshtura, por japin emocione mbas historisë së tyre.
Nello & Patrasche
Jashtë Katedrales së Zojës në Antwerp në Belgjikë, qëndron një statujë e një djali që fle me qenin e tij nën një batanije të bërë prej guri. Në shikim të parë, statuja duket “e lezetshme”, por historia pas saj është vërtet e bukur. Skulptura është e Nello dhe qeni i tij Patrasche, heronj të një përralle të famshme të shekullit të 19-të. Gjatë jetës së tij, Nello u përball me një mal vështirësish ndërsa luftonte me varfërinë dhe urinë dhe në fund humbi jetën duke ngrirë për vdekje në një kishë me mikun e tij më të mirë pranë tij.
Dashuria, fëmijët e mbërthyer në trupat e të rriturve
Krijuar nga Alexander Milov, kjo skulpturë paraqet 2 të rritur me shpinë të kthyer, pasi fëmijët e tyre të brendshëm dëshirojnë njëri-tjetrin. E shfaqur për herë të parë në Burning Man në Nevada, është e mahnitshme se si kjo pjesë e artit mund të interpretohet në mënyra të shumëfishta, ato më të zakonshmet janë fëmijët që mbajnë së bashku prindërit e ndarë, të dashuruarit që vendosin egon e tyre para dhe të rriturit që kanë humbur fëmijërinë në përditshmërinë e tyre.
Statuja Hachiko
Për shumë njerëz që kalojnë në Shibuya Scramble Crossing në, Tokio, Japoni çdo ditë, një statujë qeni aty pranë është thjesht një skulpturë qeni, por për vendasit, është shumë më tepër se kaq. Edhe pse skulptura duket e zakonshme, ajo u ndërtua për të nderuar qenin më të jashtëzakonshëm.
Hachiko u adoptua nga një profesor universiteti i quajtur Ueno. Çdo ditë, Hachi priste që zotëria i tij të kthehej në stacion. Kjo vazhdoi për vite me radhë derisa profesori ndërroi jetë në punë për shkak të një hemorragjie cerebrale. Pa dijeni për faktin se i zoti i tij nuk po kthehej më, Hachi vazhdoi të priste Ueno në stacion çdo ditë për më shumë se 9 vjet derisa ngordhi. Hiri i tij u varros pranë të zotit. Kjo histori është kthyer dhe në film mjaft i pëlqyer në të gjithë botën.
Ali dhe Nino (Një burrë dhe një grua)
Në Hollywood, të gjithë kemi parë shumë histori dashurie, por kjo është më emocionuesja nga të gjitha. Skulpturat lëvizëse të një burri dhe një gruaje të dizenjuara nga Tamara Kvesitadze përshkruajnë historinë e trishtuar të Aliut dhe Ninës, 2 të dashuruar që nuk mund të ishin së bashku për shkak të prejardhjeve të tyre të ndryshme fetare.
Cdo ditë në Batumi, Georgia, skulpturat lëvizin drejt njëra-tjetrës dhe figurat duket se ndajnë një puthje të shkurtër, por më pas ato largohen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.