Ngjarje

Vdes Larry King, mbreti i intervistave

Vdes në moshën  87 vjeçare Larry King. Gazetari dhe producenti i njohur, Larry King, ishte shtruar në spital në fund të muajit dhjetor si pasojë e Covid-19.      

Fituesi  i Çmimit Peabody, King  ishte ndër intervistuesit më të spikatur të Amerikës gjatë një karriere gjysmëshekullore,  që përfshiu 25 vjet intervista në CNN, me 1.5 milion ndjekës çdo natë.

Larry King ka intervistuar lider botëror nga ish-Presidenti Nikson e deri tek Yasser Arafat, Vladimir Putin e Barack Obama, artistë të njohur si Frank Sinatra, Marlon Brando, Barbara Streisand e Lady Gaga.

Ai ka pasur probleme shëndetësore dekadat e fundit, nga sulmet në zemër aq dhe diagnozat e diabetit dhe kancerit të mushkërive.

Vitin e kaluar, King humbi dy nga pesë fëmijët e tij brenda disa javësh nga njëri-tjetri. Djali Andy King vdiq nga një sulm në zemër në moshën  65 vjeçare dhe vajza Chaia King vdiq nga kanceri i mushkërive në moshën 51 vjeçare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë