Gjermania ka klasifikuar 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, pjesë e tyre dhe Shqipëria.
Në njoftim thuhet se personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë duhet që të kenë dokument që provon se ka kryer testin e Covid-19 dhe ka rezultuar pozitiv. Gjithashtu, duhet të kryejnë një karantinë prej 10 ditësh në Gjermani.
“Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 48 orë përpara hyrjes në Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit).Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht. Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani,” thuhet në njoftim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.