Një mesazh për pjesën tjetër të botës në lidhje me “braktisjen e politikave izoluese” të zbatuara nga paraardhësi i tij, Donald Trump, u dërgua sot nga Presidenti i ri amerikan, Joe Biden , gjatë fjalimit të tij të inaugurimit.
“Ky është mesazhi im për ata përtej kufijve tanë. Amerika është testuar dhe ne kemi dalë më të fortë se kaq. Ne do të korrigjojmë aleancat tona dhe do të punojmë përsëri me botën,” tha Biden dhe u zotua të diferencohet nga izolimi i tij politik që ndoqi paraardhësin e tij, Donald Trump. “Ne do të jemi një partner i fortë dhe i besueshëm për paqen, përparimin dhe sigurinë në botë”, shtoi ai.
“Ne duam të udhëheqim me fuqinë e shembullit tonë dhe jo anasjelltas,” tha Biden.
Në të njëjtën kohë, shumë udhëheqës europianë përgëzuan administratën e re të SH.B.A.-së dhe shprehën optimizëm për bashkëpunimin.
Në fjalimin e tij, Presidenti Biden tha se “vullneti i popullit është dëgjuar dhe vullneti i popullit është marrë parasysh. Mësuam sërish se demokracia është e shtrenjtë dhe se demokracia është delikate. Në këtë moment, miqtë e mi, demokracia ka triumfuar”.
“Kjo është dita e Amerikës. Kjo është dita e demokracisë. Një ditë historie dhe shprese, rigjallërimi dhe vendosmërie”, shtoi ai. Presidenti Biden gjithashtu theksoi se “bashkimi është rrugëtimi në vazhdim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.