Muzike

Në ankand kaseta me demo të “Radiohead”, regjistruar para 1991-it

Një demo ku përfshihen edhe këngë të papublikuara më parë të bandës muzikore Radiohead ka dalë në ankand.

Pesë anëtarët e kësaj bande u njohën bashkë në shkollë në Oksfordshire dhe një ditë të premte vendosën të themelojnë një grup muzikor me emrin “On a Friday”, para se të gjenin famën botërore me këngë si “OK Computer” dhe “The Bends”.

Demoja e regjistruar në kasetë me shirit ka dalë tashmë në një ankand online nga një person që thotë se është mik i bandës dhe se materialin ja kishin dhuruar në vitet 1990. Ajo përfshin shënime me shkrim dore.

Kaseta pritet që të shitet mbi 2500 euro dhe këngët e padëgjuara janë “Promise Me”, “Boy in a box” dhe “These Chains”.

Mendohet se këto tre këngë janë regjistruar pasi banda të linte shkollën dhe para se të nënshkruante kontratën me Emi Records dhe të ndryshonin emrin në “Radiohead” në vitin 1991.

Pas kësaj, grupi do të bëhej i famshëm me këngë si “Paranoid Android” dhe “Creep and Karma Police”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë