Media Galeri

Në karrocë, një djalë ngjitet në një qiellgërvishtëse në Hong Kong

Lai Chi-Wai u bë i pari në Hong Kong që ngjiti më shumë se 250 metra të një qiellgërvishtësje, lidhur në një karrocë ndërsa tërhiqej për më shumë se 10 orë për të mbledhur para për pacientët që vuajnë njësoj si ai.

Alpinisti 37-vjeçar, i cili 10 vjet më parë bëri një aksident dhe mbeti i paralizuar ka qenë një kampion në ngjitje në shkëmbinj dhe është renditur në vend të tretë në rang botëror.

Pas aksidentit të tij, ai rifilloi ngjitjen duke bashkangjitur karrigen e tij me rrota në një sistem rrotullues. Pesë vjet më parë ai u ngjit në malin Lion Rock, 495 metra të lartë, një simbol i kulturës popullore lokale të Hong Kongut.

“Në një farë mënyre, harrova se isha një person me aftësi të kufizuara, unë ende mund të ëndërroja dhe ende mund të bëja atë që më pëlqente të bëja.” tha ai.

Megjithëse nuk e arriti në majë të qiellgërvishtëses për shkak të disa problemeve të sigurisë, Lai dërgoi një mesazh për të gjithë duke thënë se disa njerëz nuk i kuptojnë vështirësitë e personave me aftësi të kufizuara, disa njerëz mendojnë se “ne jemi gjithmonë të dobët, kemi nevojë për ndihmë, kemi nevojë për keqardhjen e njerëzve por, unë dua t’u them të gjithëve se nuk është kështu. Një person me aftësi të kufizuara mund të shkëlqejë, ata në të njëjtën kohë mund të sjellin mundësi, shpresë, të sjellin dritë, ata nuk duhet të shihen si të dobët.” përfundon ai.\Ruters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë