Qeveria e Kosovës ka vendosur sot të miratojë propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-COVID-19. Lajmin e ka bërë të dituar zyra e kryeministrit Avdullah Hoti.
Masat lehtësuese prekin disa sektorë, ndërkohë që zgjatet orari i qarkullimit. “Propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë është aprovuar, është vendosur për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19 në Kosovës”, – thuhet në njoftimin zyrtar të qeverisë.
Komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm mund të kryejnë aktivitet ekonomik deri në orën 22:00. Te komunat me me rrezik të lartë, pra komunat që janë zonë e kuqe, lëvizja e qytetarëve lejohet deri në orën 21:30.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.