Nuk janë foto nga Rusia, por nga qyteti i Korçës, konkretisht nga fusha stërvitore e Skënderbeut, ku trashësia e borës ka shkuar në disa centimetra. Qyteti juglindor dhe gjithë zonat malore në vendin tonë janë mbuluar nga bora, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm nën zero.
Gjithsesi, moti i ftohtë dhe bora nuk e ka penguar ekipin e Skënderbeut për të zhvilluar seancën e fundit para ndeshjes së nesërme me Partizanin, ku pritet që të luhet me top të kuq në fushën e bardhë.
Disa nga futbollistët madje, siç duket në këto foto të publikuara nga faqja zyrtare e klubit korçar, sfidojnë të ftohtin, duke u stërvitur me mbathje të shkurtra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.