Italia po mban sot gjyqin më të madh kundër mafies në më shumë se 30 vjet më shpresën se prokurorët shpresojnë të godasin sindikatën e krimit 'Ndrangheta'
Më shumë se 350 anëtarë të dyshuar të grupit mafioz dhe politikanë, avokatë dhe biznesmenë ndodhen nën akuzë dhe përballen me një gjykatën në një sallë gjigande, të konvertuar posaçërisht në qytetin jugor të Kalabrisë, Lamezia Terme, në zemër të territorit të 'Ndranghetas.
Me mbi 900 dëshmitarë të prokurorisë dhe 400 avokatë, gjyqi gjithashtu përmban edhe 58 të dënuar të gatshëm të thyejnë kodin e tyre të heshtjes dhe të zbulojnë sekretet e varrosura prej kohësh të klanit mafioz.
I mbajtur brenda një ndërtese të ndërtuar posaçërisht në zemër të territorit të 'Ndranghetas në Kalabri, rajoni më i varfër i Italisë, gjyqi që filloi të mërkurën synon vetëm një grup, familjen Mancuso dhe anëtarët e saj.
Gjatë një seance të fundit, u deshën tre orë për të lexuar vetëm emrat e të pandehurve, të cilët përfshijnë bosin e mafies Luigi Mancuso, i njohur si "xhaxhai" dhe dhjetëra anëtarë të tjerë të familjes.
Prokurorët kanë ngritur akuzë për një sërë krimesh që datojnë që nga vitet 1990, duke përfshirë vrasje, trafik droge, zhvatje, pastrim parash dhe abuzimi me detyrën.
“Gjyqi është një gur themeli në ndërtimin e një muri kundër mafies në Itali", tha prokurori Nicola Gratteri. Ai ka jetuar nën mbrojtjen e policisë për 30 vjet
Gratteri më vonë u ul në rreshtin e parë të sallës së gjyqit ndërsa gjyqtarja Tiziana Macri filloi të lexonte emrat e të pandehurve, askush prej të cilëve nuk mori pjesë personalisht, por të cilët morën pjesë përmes video konferencës, të tregura në dhjetëra televizione të vendosura në sallë.
Në Itali, të ashtuquajturat "gjyqe maksimale", të cilat përfshijnë shumë të pandehur dhe akuza të panumërta, shihen si arma më e mirë kundër grupeve të ndryshme të krimit të organizuar, nga të cilat 'Ndrangheta tani konsiderohet si më e fuqishmja, duke kontrolluar pjesën më të madhe të kokainës që trafikohet në Europë.
"Gjyqi maksimal" më i famshëm i viteve 1986-7 i dha një goditje të madhe Cosa Nostra të Siçilisë, duke rezultuar në 338 të dënuar, por prokurorët Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino u vranë më vonë.
Gjyqi i ardhshëm ndryshon pjesërisht sepse qëllimi i tij është më i kufizuar, duke synuar një nga dhjetëra familjet kryesore të 'Ndranghetat, tentakulat e të cilave përhapen globalisht.
Gjyqi aktual, që pritet të zgjasë të paktën një vit ose më gjatë.
'Ndrangheta është zgjeruar përtej veprimtarive të saj tradicionale të trafikut të drogës duke përdorur kompani guaskë dhe për të riinvestuar fitimet e paligjshme. Në shumë pjesë të Kalabrisë, ajo ka depërtuar praktikisht në të gjitha fushat e jetës publike, nga bashkia dhe spitalet, te varrezat dhe madje edhe gjykatat, thonë ekspertët.
Autoritetet besojnë se ka rreth 150 familjet të Ndranghetas në Kalabri dhe të paktën 6,000 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në rajon. Ajo ka mijëra anëtarë të tjerë në të gjithë botën, megjithëse vlerësimet janë jo të besueshme.
Grupi i krimit të organizuar gjeneron më shumë se 50 miliardë euro në vit, sipas Gratteri, i cili e quajti atë organizatën e tillë më të pasur në botë. Prokurori e shpjegoi 'Ndranghetan' si një rrjet familjesh, secila prej të cilave kishte pushtet mbi vartësit. /Correre della Sera/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.