Media Galeri

Zjarrfikësi shkodran, në versionin ultras i Vllaznisë

Vllaznia e këtij sezoni i ka bërë shkodranët të ndërrojnë. Futbolli në qytetin ku ka lindur ky sport në vendin tone, është i shenjtë dhe përjetimet janë vërtet të veçanta, si i zjarrfikësit në ndeshjen me Teutën, ku Vllaznia fitoi 1-0.

Në momentin kur Ardit Hoxhaj shënoi golin e fitores, kamerat fokusuan festën e zjarrfikësit shkodran, i cili u shfaq në versionin e një ultrasi të Vllaznisë, duke festuar në pistën e lagësht të “Loro Boriçit”.

Më shumë se protagonistët në fushë, trajneri Bërdariç, apo edhe presidenti Alban Xhaferi, zjarrfikësi ka pushtuar rrjetet sociale, duke u bërë hit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë