Komiteti i Ekspertëve ka vlersuar se situata e pandemisë së Covid-19 është e qëndrueshme dhe incidenca 14 ditore është e ulur me 110 raste të reja në 100 mijë banorë.
“Incidenca mbetet në 227 raste për 100 mijë banorë. Koha që marrin në shqyrtim 23 dhjetor – 5 janar, 22% niveli i pozitivitetit. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 48.7 vjeç dhe intervali 55-64 vjeç, 25-34 vjeç. E sjellim në mënyrë të veçantë përqindjen e grup moshave sepse ka një rritje në grup moshat 25-34 vjeç, ku apelojmë të mos grumbullohen,” theksoi Drejtoresha e IShP Albana Fico.
Sipas ekspertëve masat e marra kanë kontribuar në këtë situatë të qëndrueshme dhe do të vijojë izolimi, nga ora 22:00 deri në orën 6:00, si dhe mësimi online për universitetet do të vijojë edhe dy javë të tjera.
Ndër të tjera Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, shpjegoi se do të vijojë të jetë në dispozocion numri jeshil 0800 40 40.
Zëvëndës ministrja Rakacolli shtoi se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin e ri në vendin tonë dhe së shpejti do të nisë vaksinimi, fillimisht për mjekët dhe infermierët e spitaleve Covid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




