Britania sot filloi vaksinimin e njerëzve me vaksinën e Oxford-AstraZeneca dhe i pari që e mori atë ishte një pensionist 82-vjeçar.
Brian Pinker, një menaxher në pension, i cili e përshkruan veten si të lindur dhe të edukuar në Oksford, tha se ishte ‘aq i kënaqur’ që po merrte vaksinën dhe ishte ‘me të vërtetë krenar’ që u dhanë dozat e para në qytetin e tij.
Pinker, i cili tani pret të festojë përvjetorin e tij të 48-të të martesës muajin tjetër me gruan Shirley, mori vaksinën e koronavirusit në 7:30 të mëngjesit në Spitalin Churchill të Oksfordit.
Gjysmë milioni doza të Oksfordit/AstraZeneça do të vihen në dispozicion për njerëzit këtë javë me ‘dhjetra miliona’ të premtuara deri në Prill.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje