Media Galeri

Arkeologët bëjnë zbulimin e madh në Pompei

Pompei vazhdon të mahnisë botën me ato që dalin nga rrënojat. Në gërmimet e reja që kanë rinisur për mirëmbajtjen dhe restaurimin e zonës Regio V ka dalë në sipërfaqe një termopol i ruajtur në mënyrë të përkryer. Mbi të është imazhi i një nimfe dhe kafshëve me ngjyra të ndritshme dhe të gjalla, saqë duken pothuajse tredimensionale.

Zbulimi na kthen pas në një kohë, në të cilën gjejmë ngjashmëri me atë në të cilën jetojmë. Termopoli është praktikisht kioska që shet ushqim të shpejtë në rrugët e shekullit XXI. Kjo do të thotë se romakët i kanë paraprirë rrjetet amerikane të street-food para dy mijë vjetësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë