Media Galeri

Një frymëzim që vjen nga ato që gjen në frigorifer

Të gjithë jemi gjendur një herë afër frigoriferit duke ngrënë pa e kuptuar por, në vend të kësaj, artistja 63-vjecare Jacki Gordon ka zgjedhur të bëjë art me gjërat që ne mbajmë në frigorifer.

63-vjeçarja nga Glasgow e konsideron veten si një fotografe amatore dhe i pëlqen të bëjë fotografi në natyrë dhe cdo gjë që e rrethon atë.

Vitin e kaluar, ajo kaloi disa ditë duke mësuar se si të fotografonte ketrat e kuq dhe lepujt. Por më pas erdhi pandemia, izolimi për muaj me radhë, i ndjekur më vonë nga kufizimet e udhëtimit.

E kufizuar nga sa larg mund të udhëtonte për një fotografi,, Jacki vendosi të provonte forcën e saj në fotografinë makro, fotografimin nga afër e gjërave të vogla.

“Disa muaj më parë, fillova të bëj foto të njerëzve Lego, por më pas doja fotografi që ishin më të gjalla dhe gjithashtu më befasuese.” tha ajo.

Jacki tani fotografon njerëz të vegjël Lego dhe ushqime të vogla për të krijuar skena me humor, të cilat ajo i poston në rrjetet sociale për argëtimin e miqve të saj dhe familjes.

Disa nga skenat përfaqësojnë aktivitetet që Jackit i mungojnë për shkak të pandemisë, të tilla si udhëtimet në botë dhe shëtitjet e gjata në bregdet.

“Përgjithësisht idetë e mia nxiten nga ato që mund të gjej në frigorifer ose në dollap, shpesh në mes të natës. Deri më tani, Jacki ka krijuar rreth 70 skena në miniaturë dhe shpreson që përfundimisht t’i botojë ato në një libër.

“Deri atëherë, unë do të vazhdoj të përpiqem t’i zbukuroj këto ditë të errëta për veten time dhe për të tjerët.” tha Jacki.\BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë