Media Galeri

Historia prekëse, i moshuari s’ka njeri për të ngritur dolli

“Mirëmëngjes, emri im është Malavolti Fiorenzo, jam 94 vjeç dhe jam vetëm në shtëpi, nuk më mungon asgjë, më duhet vetëm një person fizik për të shkëmbyer dollinë e Krishtlindjeve. Nëse do të ishte një ushtarak në dispozicion, do doja të vinte dhjetë minuta për të më vizituar sepse jam vetëm”. Kjo është telefonata e pazakontë që Karabinierët e Alto Reno Terme, në provincën e Bolonjës, morën mbrëmjen e kaluar. Karabinierët thonë se e gjetën të moshuarin të emocionuar për vizitën dhe gati për të ngritur një dolli. Fiorenzo Malavolti bisedoi me dy agjentët, u tregoi atyre histori për Luftën e Dytë Botërore dhe u ndihmua nga ata për t’u bërë video-telefonata të afërmve që ishin larg.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë