Nis epoka Ferrari për pilotin Carlos Sainz në Formula 1. 26-vjeçari ka qenë në Maranello, ku ka vizituar fabrikën dhe ka bërë provën e makinës, i shoqëruar nga drejtori sportiv Mattia Binotto dhe shoku i tij i skuadrës Charles Leclerc.

“Kjo është dita ime e parë te Ferrari, një ditë speciale, që nuk do ta harroj kurrë. Jam i motivuar dhe gati për këtë sfidë të re. Nga janari do të jem 100% në dispozicion të makinës së re, për të ndihmuar “kokëkuqen” të ecë përpara”, tha Carlos Sainz, që këtë vit pilotoi McLaren në botërorin e Formula 1.
26-vjeçari la skuderinë e McLaren për t’iu bashkuar italianëve, të cilët e përzgjodhën si zëvendësuesin ideal të Sebastian Vettel. Do të jetë një sfidë e vërtetë për Sainz, pasi pritshmëritë te Ferrari janë gjithnjë të mëdha. Ndërkohë, edhe vetë Binotto ka pohuar se në vitin 2021 Ferrari do të jetë makinë më kompetitive, pse jo, të garojë për titull.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




