Media Galeri

Krishtlindje në pandemi

Festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri këtë vit pritet të jetë ndryshe për shkak të pandemisë së koronavirusit. Shumë qeveri kanë vendosur kufizime, për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit, teksa shumë familje, Krishtlindjen e festojnë me familjen e tyre, përmes platformave online. Më poshtë po ju sjellim disa fotografi nga vende të ndryshme të botës, të cilat janë bërë gati për festat e fundvitit. /REL

Rrugët e Tiranës të boshatisura pas urdhrit të qeverisë që ndalon lëvizjen nga ora 22:00-6:00, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Prishtina është bërë gati për Festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, teksa autoritetet kanë lënë në fuqi shumë masa kufizuese, përfshirë edhe ndalimin e qarkullimit të qytetarëve nga ora 20:00 deri në ora 05:00.

Shkupi i Maqedonisë së Veriut është stolisur për festat e fundvitit. Disa qytetarë kanë dalë në sheshet e kryeqytetit maqedonas për të parë dritat dhe zbukurimet që janë vendosur.

Një person i veshur me rrobat e Babagjyshit kalon në një shesh të Beogradit të Serbisë.

Për Krishtlindje, rruga në afërsi të Harkut të Triumfit, Champs Elysees, është stolisur kështu. Paris, Francë

Një çift kalon në një rrugë të stolisur të Londrës. Autoritetet britanike kanë vendosur masa të ashpra kundër koronavirusit, teksa variante të reja të këtij virusi janë shfaqur në Britani të Madhe.

Një pemë e Krishtlindjes e vendosur në një qendër tregtare në Berlin të Gjermanisë.

Me maskë të vendosur në fytyrë, një grua kalon pranë një dyqani të stolisur në Romë të Italisë.

Një lagje e zbukuruar në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.

Pema e Krishtlindjes e vendosur në Uashington të Shteteve të Bashkuara, shtetit të goditur më së keqi nga pandemia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë