Pjesë e historisë së qytetit për më shumë se 50 vjet, bashkë me pandeminë, grafitet po lulëzojnë më shumë se kurrë më parë në Nju Jork, shenjë dekadence për disa ose gjallërie për disa të tjerë.
“Nëse nuk po pikturon tani, nuk e di çfarë dreqin po bën”, thotë një 40-vjeçar, i cili jeton nga arti i tij me një pseudonim tjetër. “Ne kurrë nuk kemi parë një epokë si kjo”, shton ai.

“Këto qindra vitrina dyqanesh të mbyllura për shkak të pasojave ekonomike të pandemisë, janë një ftesë”, përmbledh Marie Flageul, kuratorja e Muzeut të Artit të Rrugës në Nju Jork.
Muret, urat ose trotuaret janë të gjitha telajo, madje edhe veturat emblematike të metrosë, 34 prej të cilave kohët e fundit janë pikturuar dy herë që nga fillimi i dhjetorit.

“Është një ringjallje, një rilindje e grafiteve”, shprehet plot entuziazëm Saynosleep.
Të kaluar tashmë nga rruga në galeritë në vitet 1980, grafitet pushtuan publikun e gjerë gjatë viteve 2000 përmes artit rrugor, shpesh nga ilegaliteti, për t’u shprehur në hapësira të autorizuara.

Por që nga marsi, grafitet kanë shpërthyer në një mënyrë të çrregullt, plotësisht ilegale. /ATA
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje