Të gjithë kanë ditë kur ndihen sikur po gabojnë në gjithçka dhe kjo është në rregull.
Por disa njerëz të pafat ranë pre e atyre që janë gati të shohin diçka që nuk shkon dhe të bëjnë një fotografi. Këtu është një përmbledhje e disa prej fotografive ku persona të ndryshëm nuk kanë dhënë maksimumin e tyre./Daily Mail

Kjo grua nga Japonia kishte veshur mbrapsht bluzën dhe vihej re jo pak dhe për shkak të formës.

Një kuzhinier i vetëshpallur përdori një shtypëse patatesh për të grirë djathin. Jo, normal që nuk ja doli.

Sa rehat. Gjithsesi, dikush ti tregojë këtij burri se cili është qëllimi i të pasurit një tavolinë në zyrë.

Kalimtarët ishin mjaft të intriguar kur panë këtë biznesmen teksa flet në telefon. Ky i fundit është akoma në shkopin për selfie.

Ok, nuk e ka menduar gjatë, ose ka qenë me nxitim. Sidoqoftë, hajdutët nuk do ta kenë fare të vështirë ta vjedhin biçikletën nëse duan.

Në Francë dikush vuri tre shkallë për tu ngjitur në një tualet për personat me aftësi të kufizuara dhe njerëziti shin mjaft të acaruar për këtë.

Këto dy vajza u lodhën për të gjetur se si vishen këto bikini dhe përfundimi shihet.

Ky shofer nuk e dinte se aromatizuesi i makinës duhet të vendoset brenda saj dhe jo jashtë.

Po binte shi dhe ky djalë nuk e kishte ‘gjetur’ akoma si ta mbante çadrën.

Ky person me siguri ka thirrur kopshtarin pasi e ‘ndriti’ vetë me helmin kundër barit të keq.

Asgjë për t’u habitur. Është thjesht një adhurues birre që është zhgënjyer nga mënyra si hapen kanaçet dhe vendosi ta hapë vetë, sipas mënyrës së tij.

Në Australi, kjo grua mori të gjithë mbajtësen e shportës në vend të shportës vetëm për të bërë pazar.

Në Amerikë ky burrë bleu një tapet, por nuk e kuptoi se është për t’u ulur në të që mos të rrish në bar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje