Media Galeri

Fenerbahce përjetëson kujtimin e çiftit të tifozëve

Nga Stambolli vjen historia e rrallë e dy tifozëve të përjetshëm të skuadrës së Fenerbahce. Bëhet fjalë për Ihsan e Mumtaz, që u njohën shumë të rinj me njëri-tjetrin, që kur ishin 20 vjeç. Shkonin në stadium gjithnjë bashkë, gjithnjë në të njëjtin vend.

Pasi bashkëshorti u nda nga jeta 7 vjet më parë, ajo vazhdoi të respektonte ritin e tyre, deri rreth 10 ditë më parë ku në moshën 90 vjeçare, edhe ajo ndërroi jetë.

Fenerbahce vendosi ti nderojë duke i mbajtur në vendin e tyre përgjithnjë, duke vendosur fotot e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë