Motosport

Fetel i jep lamtumirën Ferrarit: Vite speciale, ndjeva magjinë tuaj

“Të mos flasim për garën se është më mirë, le të flasim për këto 6 vitet e fundit për mua”. Kështu Sebastian Fetel, pas garës së fundit në Abu Dhabi, i ka dhënë lamtumirën Ferrarit. Mjaft i emocionuar, gjermani ka shmangur pyetjet në lidhje me vendin e 14-të në këtë garë dhe është përqendruar te largimi nga skuderia nga Maranelo.

“Ishte një ëndërr në fillim, pastaj e trishtë në fund, por jam i kënaqur për gjithçka. Më vjen keq që do të largohem nga kjo skuadër, do të më mungojë. Jam i lumtur që do të kthehem në shtëpi për të festuar Krishltindjet. Viti i ardhshëm, pa këtë Covid të mallkuar, do të jetë më i mirë. Jam i kënaqur, por edhe i trishtuar për largimin nga Ferrari”, – ka theksuar piloti gjerman.

Fetel në bokse. Gazeta Si, 14 dhjetor 2020

Në fund të garës, nëpërmjet radios, Fetel ka falënderuar bashkëpunëtorët, duke kënduar këngën “Azzurro” të Adriano Çelentanos. Pastaj ka thënë: “Ju jeni skuadra e kuqe, të pasionuar dhe që nuk dorëzoheni kurrë. Ishte kënaqësi që punova me ju, kam ndjerë magjinë tuaj dhe është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Ju falënderoj dhe ju uroj më të mirat. Ju uroj të jeni të lumtur, por mbi të gjitha të shëndetshëm”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë