Media Galeri

Shpërthen vullkani Etna, llavë dhe hi në Siçili

Vullkani më i madh dhe më i rrezikshëm i Europës, Etna ka shpërthyer ditën e djeshme.

Nga pamjet e siguruara nga mediat e italiane duket se nga krateri i Etnas ka shpërthyer me llavë dhe hi duke ndezur qiellin e Siçilisë në Itali.

Deri më tani nuk raportohet për dëme, por është hera e dytë këtë vit që Etna bëhet aktive pas majit. Pas shpërthimit të djeshëm 17 tërmete janë regjistruar në Siçili si dhe reshje me hi në fshatrat e qytezat përreth Etnas.

Etna shpërthen shpesh për shkak të pozicionit të saj midis pllakave tektonike Afrikane dhe Euroaziatike. Shpërthimi më i madh  i malit Etna ishte në 16 Mars 2017, kur  dhjetë persona, përfshirë një ekip të lajmeve të BBC  u plagosën


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë