Lexi Mountford lindi në 2010 pa dorën e djathtë dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë shumë e vështirë për të bërë një jetë normale. Mami i saj, Emma Mountford, 38 vjeç ishte duke kërkuar proteza në fillim të këtij viti për të ndihmuar vajzën e saj dhe ‘zbuloi’ “bionic arm”, një gjymtyrë bionike me shumë kapje që kushton 10,000 £. Familja e Lexit filloi mbledhjen e fondeve dhe, falë një donatori bujar, ata e arritën qëllimin e tyre në më pak se 24 orë.

Tani Lexi dëshiron të ndihmojë të tjerët që janë në një situatë të ngjashme. Ajo ka krijuar një GoFundMe për shoqen e saj, Ruby Cuddy, tetë vjeç, të cilës gjithashtu i mungon krahu i saj, për të mbledhur fonde në mënyrë që të mund të marrë protezën e saj në kohë për Vitin e Ri.
“Lexi ka qenë gjithmonë e fundit që hapte dhurata e festave pasi donte ta bënte vetë dhe e kishte shumë të vështirë. Tani ajo ka krahun e saj dhe mezi pret të hapë dhuratën e saj aq shpejt sa dhe motrat. Krahu i ka dhënë asaj një rritje të besimit dhe një dëshirë për pavarësi.” tregon mami i saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje