Pasi ka qëndruar 10 ditë në karantinë në Bahrejn për shkak se doli pozitiv me Covid-19, Lewis Hamilton pritet të garojë në Abu Dhabi sepse në testin më të fundit ai ka dalë negativ. Tamponi i fundit ka dalë negativ dhe duke përfituar nga afërsia e Bahrein me Emiratet e Bashkuara Arabe, piloti i Mercedes kërkon të zbresë në pistë për garën e fundit, që zhvillohet të dielën.
Nëse Hamilton rezulton edhe të shtunën negativ, atëherë atij i hapet rruga për pole position dhe të dielën në garë. Hamilton është shpallur kampion që para dy garave, edhe Mercedes gjithashtu për konstruktorë, por egoja e tij për të garuar dhe fituar nuk ndalet.
George Rusell që e zëvendësoi në garën e fundit në Bahrein do të rikthehet te skuderia e tij Williams. Një aventurë e shkurtër e britanikut që la gjurmë. Të premten do të zbresë zyrtarisht në provat e lira Mick Schumacher me makinën Hass.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




