Gjykata e Apelit të Milanos ka konfirmuar dënimin prej 9 vitesh burg për dhunë seksuale kundër Robinho. Ish-futbollisti i Milan është dënuar në shkallën e parë në 2017 për një episod që ndodhi në 22 janar 2013 kur, sipas ndërtimit të ngjarjes nga gjykatësit, ai e disa miq të tij kishin nxitur një vajzë shqiptare në atë kohë 23 vjeçare, që e njohën në një disko pub të njohur të kryeqendrës lombarde, të pinte alkool deri sa u bë inkoshiente, për ta përdhunuar më pas. Dënimi është konfirmuar edhe për një nga bashkëpunëtorët e Robinhos, Ricardo Falco, ndërsa katër persona të tjerë të përfshirë janë ende në arrati. Dy fajtorët u dënuan gjithashtu të paguanin 60,000 euro për viktimën.
Në fillim të tetorit Robinho u kthye tek Santos, skuadër në të cilën është rritur, për të mbyllur karrierën, por kishte zgjidhur në mënyrë konsensuale kontratën pas disa ditësh, nën presionin e medias braziliane, për të mund të përqendrohej ekskluzivisht në procesin në të cilin është përfshirë në Itali.
Sponsorët e tjerë kishin shprehur siklet dhe bezdi dhe nuk ishin aspak të lumtur ta shihnin imazhin e tyre të lidhur me emrin e Robinhos. Për më tepër, ekziston një ankesë zyrtare e paraqitur në Gjykatën e Lartë të Sportit nga 13 organizata për mbrojtjen e të drejtave të grave që kërkojnë të ndalojnë ish-sulmuesin e Milan dhe Real Madrid të zbresë në fushë, duke synuar përjashtimin e lojtarit nga regjistri i federatës lokale të futbollit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




