Motosport

Jep dorëheqjen administratori i Ferrarit, detyrën e tij e merr Elkan

Luis Kamileri largohet nga Ferrari. Një vendim personal i papritur i administratorit të deleguar të skuderisë së njohur italiane, një dorëheqje e menjëhershme. Ferrari ka bërë të ditur lajmin me një njoftim zyrtar, ku veç lamtumirës së Kamilerit, janë edhe disa fjali të presidentit Xhon Elkan, i cili do të marrë përkohësisht edhe detyrën e administratorit.

Kamileri ka thënë: “Ferrari bën pjesë në jetën time dhe t’i shërbeja si administrator i deleguar ishte një kënaqësi e veçantë dhe privilegj. Jam krenar për rezultat e arritura nga shoqëria që nga viti 2018 dhe e di që vitet më të mira të Ferrarit nuk kanë ardhur ende”.

Xhon Elkan, presidenti i Ferrarit. Gazeta Si, 10 dhjetor 2020

Xhon Elkan, në një letër drejtuar të gjithë punonjësve të kompanisë, shkruan: “I jam mirënjohës për gjithçka që ka bërë Luisi për Ferrarin dhe për kontributin e dhënë në momentin e vështirë në korrik të 2018-ës. Impenjimi i tij ka qenë total, ai ka qenë besnik ndaj principeve të themeluesit tonë Enco Ferrari. Kemi hapur një kapitull të ri, duke zgjeruar gamën e produkteve tona. Pasioni i Kamilerit për Ferrarin është pa kufij”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë