Sot Organizata Botërore e Shëndetësisë po zhvillon diskutime në lidhje me vullnetarët të cilët janë infektuar qëllimisht me Covid-19 në lidhje me provat që kryhen për vaksinat. Sipas ekspertëve të OBSH, duhet që vullnetarët të cilët marrin pjesë në eksperimente të tilla duhet të vaksinohen të parët.
Disa shkencëtarë kanë rezerva në lidhje me ekspozimin e vullnetarëve ndaj një virusi për të cilin nuk ka shërim, megjithëse ka trajtime që mund të ndihmojnë pacientët. Sidoqoftë, kolegët e tyre argumentojnë se rreziqet e Covid-19 për të rinjtë dhe të shëndetshmit janë minimale dhe përfitimet për shoqërinë në këto raste janë të mëdha.
Takimi i grupit këshillues të OBSH-së, i cili do të përqendrohet në rishikimin e planeve ekzistuese për “provat mbi njerëzit” dhe diskutimin e shqetësimeve teknike të shoqëruara, nuk do të përfshijë grupe që përfaqësojnë pjesëmarrës në hulumtim ose anëtarë të publikut.
“1Day Sooner”, një organizatë jofitimprurëse që rekruton njerëz që të kthehen në vullnetarë, deklaroi se do t merrte pjesë në mbledhje, por më vonë u tërhoq. Ndërkaq , OBSH ka deklaruar se ky takim është një konsultë teknike e nevojshme, sepse ekspertët shkencorë japin më shumë informacione për publikun dhe mënyrat se si do të trajtohen njerëzit.
Joshua Morrison, drejtor ekzekutiv i 1Day Sooner, ka deklaruar se ne thjesht japim disa këshilla se si duhet të kryhen studimet.
Në një dokument që detajon kriteret kryesore për pranimin etik të studimeve tek njerëzit, i publikuar në maj, OBSH rekomandon se programet fillimisht duhet të kenë bazë informimin e njerërëzve përfhsirë këtu edhe pjesëmarrësit dhe të shpjegojnë dhe pasojat e mundshme. Provat tek njerëzit kanë potencialin të japin rezultate më shpejt sesa provat konvencionale në terren të vaksinave, në të cilat studiuesit duhet të presin që pjesëmarrësit të infektohen realisht. Këto studime mund të përdoren gjithashtu për të krahasuar vaksinat mes tyre, për të zhvilluar trajtime dhe për të mbledhur të dhëna për pasojat e menjëhershme të infeksionit.
“Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca së bashku mund të prodhojnë vetëm vaksina të mjaftueshme vetëm për të imunizuar një të tretën e njerëzimit dhe vendet e pasura tashmë kanë porositur shumicën e vaksinave të tyre. Por provat tek njerëzit do të ndihmonin në sigurimin e vaksinave të mjaftueshme për të gjithë botën,” tha përfaqësuesi i “1Day Sooner”.
Burimi: The Guardian/Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje