Dritat e Krishtlindjes, një traditë e përvitshme në një fshat të Kosovës, u rishfaqën për sezonin e sivjetshëm të festave. Në këto kohë pandemie, dritat kanë rikthyer një ndjenjë normaliteti dhe optimizmi, megjithëse virusi nuk do të lejojë ardhjen e vizitorëve siç ndodhte në vitet e mëparshme.
Skena e lindjes së Krishtit, dritat e Krishtlindjes, drerët që tërheqin karrocën fluturuese të Baba Vitit, të gjithë këto sjellin atmosferën festive në Pjetërshan, rreth 100km nga Prishtina.
Çdo vit qindra vetë vijnë për të parë dritat e Krishtlindjes gjë që e ka bërë këtë traditë të fshatit mjaft të njohur. Në ditët e festave organizohen edhe koncerte apo aktivitete të tjera rreth zjarrit.
Këtë vit, numri i vizitorëve është shumë më i vogël si rezultat i pandemisë.
Me fonde nga komuniteti, banorët blejnë dritat dhe zbukurimet e festës.
Ndryshe nga vitet e tjera, koronavirusi ka reduktuar ndjeshëm numrin e vizitorëve. Banorët shprehen se e ndjejnë mungesën e tyre këtë vit.
Kremtimet për Krishtlindjet nuk do të jenë aq të bujshme këtë radhë në Pjetërshan dhe në botë, por kjo nuk i ka penguar banorët e këtij fshati të ruajnë një traditë feste dhe optimizmi. (VOA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje