Shendet

“Do bëjmë vaksinën live”, tre ish-presidentët amerikanë fushatë për sensibilizimin e njerëzve

Tre ish-presidentët më të fundit të SHBA shpresojnë se një fushatë ndërgjegjësimi për të rritur  besimin në sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës do të jetë një faktor i rëndësishëm për të bindur amerikanët që t'i besojnë asaj, raporton CNN në një lajm kryesor të saj.

Freddy Ford, kreu i stafit të Bush, deklaroi për Cnn se presidenti i 43- kishte kontaktuar Dr. Anthony Fauci – drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive dhe eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit, për të ofruar kontributin e tij në promovimin e vaksinës.

“Presidenti Bush do të mbaje radhën madje mund ta bëjë vaksinën me kenaqësi edhe para kamerave, " tha Ford.

Ndërsa sekretari për shtypin i ish-presidentit Clinton tha për CNN të mërkurën se ai  do të ishte i gatshëm të merrte vaksinën në një mjedis publik për ta promovuar atë.

Ndërkohë, Obama u shpreh në një interviste live se kishte besim në fjalët e Faucit se nëse vaksina është e sigurtë, atëherë ai do ta marrte atë. “Unë mund ta bëj vaksinën në TV ose të filmuar momentin,  mjafton që njerëzit të dinë se unë i besoj shkencës dhe asaj që nuk i besoj është që të marr Covid”, tha Obama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë