Tre ish-presidentët më të fundit të SHBA shpresojnë se një fushatë ndërgjegjësimi për të rritur besimin në sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës do të jetë një faktor i rëndësishëm për të bindur amerikanët që t'i besojnë asaj, raporton CNN në një lajm kryesor të saj.
Freddy Ford, kreu i stafit të Bush, deklaroi për Cnn se presidenti i 43- kishte kontaktuar Dr. Anthony Fauci – drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive dhe eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit, për të ofruar kontributin e tij në promovimin e vaksinës.
“Presidenti Bush do të mbaje radhën madje mund ta bëjë vaksinën me kenaqësi edhe para kamerave, " tha Ford.
Ndërsa sekretari për shtypin i ish-presidentit Clinton tha për CNN të mërkurën se ai do të ishte i gatshëm të merrte vaksinën në një mjedis publik për ta promovuar atë.
Ndërkohë, Obama u shpreh në një interviste live se kishte besim në fjalët e Faucit se nëse vaksina është e sigurtë, atëherë ai do ta marrte atë. “Unë mund ta bëj vaksinën në TV ose të filmuar momentin, mjafton që njerëzit të dinë se unë i besoj shkencës dhe asaj që nuk i besoj është që të marr Covid”, tha Obama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.